Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMN ka mbajtur konferencë për shtyp e cila ishte si përgjigje ndaj promovimit të programit qeveritar të LSDM-së.

“I aboluari Zaev mundeshte me porosi të qartë dhe njëzëri të heq dorë nga Platforma e sjell në Tiranë. Zaev u ngatërrua me paralajmërimet për debate për simbolet shtetërore. Nëse duan që ta ruajnë unitaritetin e shtetit, atëherë tregoni edhe në opinion se e hedhin poshtë Platformën Tiranase. Ai edhe njëherë konfirmoi se është i shantazhuar dhe me mashtrim të interesave shtetërore do që ta vjedh pushtetin. Mashtrim zgjedhor është kur premtoni në fushatë, ndërkaq më pak si i shantazhuar zbatoni agjendë të tjetër. Deri dje Zaev ka gënjyer se me BDI-në dhe Selën kanë biseduar vetëm për parimet kryesore, por nuk e ka zbuluar përmbajten e saj”, theksoi Milloshovski. VMRO-DPMNE nuk e pranon platformën e re qeveritare të Zoran Zaev edhe pse u tha qartas se nuk do të lejohet ndryshimi i Kushtetutës e as që do të pranohen paratë dy gjuhësore, uniformat në dy gjuhë ose ndryshim të simboleve shtetërore”.