Shkruan Medai Shaholli

Janë takuar dje në Novi Sad të Serbisë, tre përfaqësuesit soroistë të ”vëllazërisë së gjarprit” nga ballkani, si çetniku Vuçiq, gjarpri i zi Zajko dhe Rilindasi ynë Edvini, për të krijuar gjasme një mini Shengen apo një Jugosllavi të re, mes Serbisë, Maqedonisë V dhe Shqipërisë.

Sipas tyre dera është e hapur edhe për Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën.

Pikërisht, në këtë kohë kur po përgatitet dialogu Serbi-Kosovë, soroistët nga ballkani po i përgatisin këtë karshillëk Kosovës se gjoja në emër të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë duhet të krijojnë një mini Shengen për qarkullim mallrash dhe njerzish në këto hapësira para se të hapen negociatat me BE.

Zhgënjimi dhe paralajmërimi i bllokimit nga ana e Francës, për moshapjen e negociatave me BE-në, për Shqipërinë dhe Maqedoninë V, ka bërë që kjo ”vëllazëri gjarpri” me çetnikë e titistë të rinj si dhe me Koci Xoxet e Rilindjes, të krijojnë një Jugosllavi të re brenda ballkanit perëndimor.
Ky reagim vjen si kundërpërgjigje ndaj refuzimit francez, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik se këta liderra po bëjnë të pamundurën në marrëdhënie bashkëpunimi mes vete në ballkan, duke krijuar kështu një ”mini Shengen” për vendet e ballkanit perëndimor.

Nxitimi i shalëgjatit drejt Beogradit pa u konsultuar më parë me shqiptarët e Kosovës por veç me kapon e klanit Pronto Hashim Taqi, duke anashkaluar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Albin Kurtin, paraqet shantazh dhe karshillëk ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Vajtje ardhjet e shpeshta të shalëgjatit Edi në Beograd, janë një paralajmërim djallëzor se soroistët e ”vëllazërisë së gjarprit” po përgatisin diçka të keqe në kurriz të Kosovës.

Idea e vjetër pansllavizmit për t’u shtrirë deri në adriatik është akoma gjallë, ndaj duhet ndalur njëherë e mirë turravrapin e tyre ekspansionist duke ”goditur gjarprin” në kokë.
Kosova tashmë ka zot ku me shqiponjën Albin në ballë, ajo do të mbrojë fuqishëm interesat kombëtare në mbarë trojet shqiptare nga kërcinimet pansllaviste dhe i argatëve të tyre në Tiranë dhe në Shkup.

Shqiptarët e mbarë trojeve shqiptare nuk i besojnë më lajkave të çetnikëve me nisma ogruzeza për një Jugosllavi të re, si realizim i ëndrrës serbe për të dal në adriatik, pasi shqiptarët janë përcaktuar tashmë për integrimet europiane dhe do të shuajnë çdo ëndërr të pansllavizmit brenda tokave shqiptare.