Situata politike në vend jo rastësisht është në krizë të thellë politike, për faktin se dy partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI janë parti që po koordinohen shumë mirë më njëra – tjetrën dhe kështu veprojnë duke e plotësuar vakumet dhe interesat e politikës ditore përmes tyre. Ministrat e rinj të BDI-së nuk janë asgjë më tepër se një palë kukulla që sa herë që i duhet Gruevskit i përdor për poena politike në taborin e vet. Shqiptarët nuk kanë ministra që i përfaqsojnë, dhe shpeshherë qytetarët janë deklaruar se këta ministra të BDI-së janë veçse vazal të pushtetit maqedonas, dhe asgjë më shumë se kjo. E turpshme është që ministrat e rinj si Bashkim Ameti, Driton Kuçi dhe tjerë të shoqërojnë gati në të shumtën e rasteve ish-kryeministrin e tyre Gruevskin për promovimin e politikave të tij në vendbanimet maqedone, ndërsa vendbanimet shqiptarë janë në mëshirën e Zotit. Qytetarët janë të revoltuar nga ky vazalitet i BDI-së ndaj Gruevskit, dhe se kjo politikë e tyre i ka lodhur qytetarët shqiptar duke u përballur me kushte të këqija dhe me mungesë të investimeve kapitale për to.
Në një prononcim për portalin fol.mk disa qytetar të revoltuar me politkkat e dyfishta të BDI-së kanë deklaruar, “BDI, si pjesë e pushtetit, më tepër sillet si opozitë sesa si pushtet, pasi është treguar e paaftë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, dhe kështu taktizon saherë që ndodhet ngushtë, luan rolin e opozitës dhe kur duhet të bëjë një investim sado i vogël për të cilën është e detyruar ta bëjë vijnë e bëjnë publicitet të madh”.

© fol.mk