Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e ri të emëruar të Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e Tij, Klemens Koja.

Në këtë takim ministri Ademi e ka uruar ambasadorin Koja në detyrën e re, Shef i Misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, duke i dëshiruar suksese në punë.
Në këtë takim u veçua bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Misionit të OSBE-së, ku u nënvizua se MASH e vlerëson rolin e OSBE-së dhe përkrahjen që e ofron në procesin e avancimit të bashkëjetesës dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Në këtë drejtim, ministri Ademi ka shprehur bindjen e tij se Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe në të ardhmen do ta vazhdojë bashkëpunimin me OSBE-në me qëllim të mbështetjes së proceseve reformuese në pjesën e arsimit dhe përmirësimit të marrëdhënie ndëretnike.