Thellimi i bashkëpunimit në nivel nacional dhe rajonal me qëllim që sa më shumë të zhvillohen dhe përforcohen marrëdhënie e Republikës së Maqedonisë me diasporën përmes praktikave të vendosura ndërkombëtare ishte temë e bisedës së takimit të sotëm të punës së ministrit të diasporës, Edmond Ademi me Sonja Bozhinovska ­ Petrushevska, shefe e zyrës së Organizatës ndërkombëtare për migrime IOM. Në takim, informojnë nga Kabineti i Ademit, ministri i ka shprehur falënderim IOM­it për angazhimet e plota dhe angazhimet të cilat i ndërmerr në Republikën e Maqedonisë. Bozhinovska ­ Petrushevska, nga ana tjetër, ka theksuar kënaqësi prej hapave që Qeveria e re i ndërmerr për diasporën.