Koment i redaksisë

Ministri i cili gjithmonë kur kur flet për vehten e tij, e potencon Ministri shqiptar i MPB, me krenari, ose portalet e BDI, gjithmonē i japin rendësi zyres se tij ku duket se flamuri kombētar, por shqiptarët në asnjë mënyrë nuk e ndjen këtë ndryshim.

Pas ngjarjeve të përgjakshme te 27 Prillit, ai mbajtu një konferencë për shtyp duke u arsyetuar për pafuqinë e tijë si ministër duke pranuar se shefat e tijë me të vegjël me poste por më të medhenj me ndikim , nuk ja kishin hapur as telefonin. Ashtu vetë patë deklaruar ai, duke u munduar të arsyetohej.

Mirëpo në deklaratën e djeshme Ministri Nuhiu, u paraqit me nje stil ndryshe, jo me i trembur nga Cavkovi, por i katandisur nga një kritikë e Ziadin Selës i cili e pat kritikuar në nje emision televiziv Ministrin e MPB si i dështuar pasi qe nuk ka qenë në gjendje ti urdheroj se paku 20-50 polic për të mos ndodhur ajo sulm brutal i huliganeve të cilët ishin në gjendje te marrin jetën e Ziadin Selës.
Ziadin Sela megjithate u paraqit i moderuar duke mos e kursyer ministrin Nuhiu për paaftesine e tij dhe te partisë se tij, duke mos dashur te perfitoj ne tragjedine e vete.

Mirëpo Agim Nuhiu, i befasoi te gjithe teleshikuesit, me deklaratën e tij se Ziadin Sela paska dhene nje deklaratë enocionale, dhe se ky i paska respektuar ligjin ate nate, dhe kushtetutën?

Ndërsa ligji dhe kushtetuta thot se duhet MPB të kujdeset per rendin publik, institucionet dhe jetët e njerëzve?

Agim Nuhiu bën nje gaf politik, dhe vetëngatrohet me deklarat e tij, një herë u arsyetua duke e pranuar haptas se VMRO dhe Cavkov nuk janë kanë “varrur” fare dhe se kan bë hesapë, ndersa tani del dhe pa fije turpi mundohet të gënjej se paska zbatuar ligjin dhe kushtetuten? Cili ishte redpektimi i ligjes dhe kushtetutes? Te rrihet për vdekje Ziadin Sela dhe të ngrihet zhag nëpër dyshemen e Kuvendit?

Ishte respektimi i ligjit dhe kushtetutës të lejoni agjent sërb të shëtisin dhe te bëjnë selfie në kuvend sbashku me huliganët, dhe ju pa fije turpi thoni se deklatatat e Ziadin Selës paskan qenë emocionale? Turp tju vi ministër “shqiptar” i MVR-së, qe nuk arritët një shqiptar ta mbroni, ndërsa liderin tuaj e kishit informuar me kohë se cmund të ndodh, por jo bashkëpartiakëve tuaj por Ziadin Selës por jo te emociuonar sic thoni ju por ta sakrifikuar , jo po vehten e tij po për shqiptarët. /

©fol.mk