Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov e ka pranuar ftesën e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotxias dhe do ta vizitojë Athinën për kohë të shpejtë.

Sipas informatave të Tv 24, shefat e diplomacive të Greqisë dhe Maqedonisë tanimë kanë vendosur komunikim. Kotxias i është lajmëruar Dimitrovit t’ia urojë postin dhe e ka ftuar që të jetë mysafiri tij.

Shefi i diplomacisë greke tanimë paralajmëroi se pas zgjedhjes së qeverisë së re do ta intensifikojë bashkëpunimin me Maqedoninë.