Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, nga nesër deri më 17 gusht do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Danimarkë, Suedi dhe Finlandë, njofton Zhurnal.

Siç kumtuan nga MPJ, në suaza të turneut rajonal, Dimitrov atje do të prezantojë prioritetet strategjike të Qeverisë së re reformuese, me qëllim kthimin e perspektivës europiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Theksi kryesor në bisedimet do të jetë në sigurimin e ndihmës sa më të madhe nga demokracitë fqinjësore, për zbatim më efikas dhe më themelor të reformave, si dhe përforcimin e mbështetjes së tyre për zbatimin e më hershëm të proceseve për integrim në BE dhe NATO.

Në takimet do të shkëmbehen dhe mendime rreth mundësive për intenzimin e mëtutjeshëm të dialogut politik, përparimin e marrdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit në disa fusha, informojnë nga MPJ./Zhurnal.mk