“Ju jeni dëshmitarë të disa lajmeve bombastike që i plasohen opinionit, në adresë të ministrit të RDK-së Suhejl Fazliut dhe familjes së tij, që nga fillimi i emërimit në pozitën e ministrit të pushtetit lokal. Kërkojmë nga të gjithë dashamirët që të mos shqetësohen fare sepse këto lajme prodhohen nga çerdhet e ish udbashëve, dhe në opinion plasohen nga fëmijet e tyre që kanë hapur portale të shumta për ta mbajtur gjallë veten, familjet e tyre, dhe tërë rrjetin e ish UDB-së.
Portali Almakos, që e plasoj këtë lajm si senzacional, dhe e zbukuroi e brumosi me punën e Antikorrupcionit Alsat-M, janë lajme identike me emisionin e dikurshëm “Kënaqësi Fëmijërore” (Detska Radost), që iu dedikohej fëmijëve para gjumit, dhe spiunëve para vdekjes. Nëse këta njerëz kanë prit që për emërimet e drejtorëve, që na kanë takuar si partner i koalicionit qeveritar, RDK të emëroj Kim Mehmetin apo Semi Mehmetin për Drejtor në Agjencionin për Siguri të Komunikacionit Hekurudhor, atëherë do të duhet të pritni trenin tjetër, sepse ky tren u ka ikur që moti. Abdulkadër Isaki është Drejtor i emëruar nga ana e RDK-së, dhe nuk ka lidhje as me punësim dhe as me avansim.
Komisioni për Antikorrupcion nuk mund të jetë edhe më tutje vegël në duart e udbashëve, për të vazhduar avazin e vjetër. RDK dhe Suhejl Fazliu nuk do të heshtin edhe më tutje, përderisa familjet e hajdutëve të shiten patriot dhe të ndershëm. Heshtja ka qenë e menduar mirë, me strategji për të arritur qëllimet madhore kombëtare dhe fetare, dhe përderisa jemi në prag të këtij qëllimi madhor, nuk do të lejojmë që edhe më tutje të manipulojnë me popullatën. Koha juaj ka përfunduar” thuhet në reagimin e RDK-së së Vesel Memedit.