Në 24 orët e fundit (29/30.05.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 264 personave u janë lëshuar vendime për izolim, kurse 52 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime tek persona në izolim dhe vetizolim dhe është evidentuar një person i cili nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe një person i cili nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

Poashtu, në lidhje me masën për mbajtjen e obliguar të mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar 562 shkelje të kësaj mase.