Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari vazhdon të jetë pranë pacientëve që kanë nevojë. Ai është parë duke kontrolluar pacient edhe pse më drejton ministrinë e Shëndetësisë.Vet Taravari ditë më parë theksoi se nuk do ti pengojë puna e re si ministër për të kontrolluar pacientët, ai një herë në javë do të jetë në spital pranë tyre edhe për të parë nga afër se si do të ec raporti mjek -pacient pas marrjes nga ai.Ndryshe Arben Taravari është ministri nga radhët e LR-PDSh-së, ku ditëve në vijim pritet që të emërohen edhe zv/ministrat, drejtorët ku deri më tash jozyrtarisht flitet se ndarja e pushtetit mes BDI-së dhe Aleancës është ndarë 65 me 35 për qind./TetovaSot/