Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk e ka raportuar statusin e pronësisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit brenda afatit ligjor, konfirmojnë nga Instituti për Makfax, përcjell Fol.

Filipç u zgjodh Ministër i Shëndetësisë në dhjetor të vitit të kaluar dhe vendimi u shpall në numrin 190 të “Gazetës Zyrtare” të datës 25 dhjetor 2017. Me këtë, ministri i ri nuk e respekton afatin ligjor prej 30 ditësh pas marrjes së detyrës për të dorëzuar një aneks të plotësuar në komisionin kundër korrupsionit.

Nga ‘DKSK’ nuk u përgjigjën në mënyrë specifike nëse do t’i bëjnë vërejtje dhe nëse ministri do të sanksionohet për kundërvajtje. /Fol/