Ministri I Arsimit dhe Shkencës ( MASH), Pishtar Luftiu, të premten ishte në qytetin e Tetovës,
për të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit në UEJL.

I pyetur nga Almakos.com se cfarë qëndrimi ka MASH, për mungesën e librave në gjuhën shqipe në disa shkolla në Shkup dhe në shkollën “ 28 Nëntori” në Dibër, përgjegjësinë e hodhi tek drejtorët e shkollave.

Ministri Lutfiu, tha se gjatë periudhës së verës, drejtorët e shkollave duhet të dorëzojnë raport me numër të saktë të librave që mungojnë, që MASH, të mund t’i pajisë me të njejtat.

Ndryshe vetëm pak ditë më parë Almakos.com solli sërisht problematikën, për të cilin flitet ndër vite në media, mungesa e librave në shkolla. Në shkollën e mesme ekonomike “ Arseni Jovkov” në Shkup nxënësit e vitit të tretë të kësaj shkollë, kanë 14 lënde, por tekste shkollore vetëm për 6-të prej tyre.

Ministri Luftiu, sot ka folur edhe për testimin ekstern, afetet për të cilin fillojnë nesër, e përfundojnë më 14 qershor. Ministri i MASH, tha se ligji është përpiluar dhe se të njejtin synojnë ta kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Megjithatë, ai apeloi deri tek mesuesit dhe nxënësit, të përgatiten për testimin, pasi që datat vecme jane caktuar dhe fillojnë prej nesër.

Almakos.com