Ballina Lajme Maqedoni Ministri Nuhiu flet për protestat e përkrahësve të VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Ministri Nuhiu flet për protestat e përkrahësve të VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

“Në emrin tim dhe të MPB-së i dënojmë ngjarjet e fundit dhe ju sigurojmë se MPB do t’i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. Do të sanksionohet të gjitha përpjekjet për prishjen e rendit dhe paqes publike”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu në konferencë për shtyp.

“Apelojmë deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të jenë të përmbajtur ndaj çfarëdolloj dhune dhe shkelje të rendit juridik dhe vlerave kushtetuese”, shtoi Nuhiu, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, në mënyrë demokratike, të mblidhen në vende publike dhe t’i shprehin qëndrimet e tyre, por ligji për rend dhe paqe publike patjetër të respektohet.

“Të gjitha qëndrimet dhe mendimet e tyre le t’i shprehin pa shkeljen e vlerave themelore juridike”, tha ministri Nuhiu.

Në lidhje me sulmin ndaj gazetarit të A1On, janë legjitimuar 12 persona të cilët plotësisht do të merren në pyetje. Nga SPB Shkup merren të gjitha masat për gjetjen e kryerësve dhe konstatimin e motivit të sulmit, por edhe pastrimin e plotë të rastit, thanë nga MPB.