Gjykata Amdinistrative ka konstatuar se MASH nuk ka dorëzuar aktet e nevojshme konform ligjit, për të provuar dhe justifikuar AKTVENDIMIN për marrjen e kompetencës për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave në komunën e GOSTIVARIT.

Bazuar në këtë, gjykata në dispozitiv ka notuar se aktvendimi i ministrit të arsimit dhe shkencës ABROGOHET/Shlyhet !

Shtrohet pyetja, si ka mundësi me akte inegzistente minstri Arbër ADEMI të mundet të njëjtën ta provoj se ka vepruar në përputhje me ligjin me ankimimin në Gjykatën e lartë Adminstrative, kur këtë NUK KA MUNDUR TA BËJË NË SHKALLËN E PARË ? Kjo sipas logjikës është imposibilitet absolut . Tani për tani praktikisht akti i ministrit partizan është NUL-ZERO edhe pse AKTGJYKIMI juridkisht nuk është i plotfuqishëm dhe se mund të ankimohet.

Ministri partizan i arsimit tani më ka hyrë në zonën juridike të pamundësisë apsolute. Realisht gjindet në mes GOSTIVARIT dhe sundimit të së Drejtës.

(q/a)