Ministri i “dështuar” Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti,  i cili para një jave kërcënoi gazetarët, sot realizoi takimi pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup  Xhes Bejli.

Në këtë takim siç   është njoftuar është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor , përmirësimin e cilësisë së ajrit,  zhvillimi i agjendave të gjelbëra si dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Sigurisht se temë e bisedimeve besohet të ketë qenë edhe skandali  i paradokohshëm ku vetë Ministri nëpërmjet telefonit kishte  kërcënuar  gazetarin e portalit  Tetova sot

Ndërkaq nga kabineti i ministrit njoftuan për mediat se:
Ministri Ameti u falënderua për mbështetjen të cilën deri më tani Ambasada amerikane ia dha Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe ndihmën në zhvillimin e planeve dhe programeve të ardhshme me qëllim përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor.

© fol.mk