Aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”, kryqëzori “Pjetri i Madh” dhe anije tjera të flotës ruse, sot kanë arritur në Mesdhe.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Segej Shoigu tha se Moska ishte ndjerë e habitur se disa vende nuk pranuan përfshirjen anijeve ruse në portet e tyre, ku sipas tij “kolegët perëndimorë duhet të vendosin nëse do të luftojnë kundër terroristëve apo Rusisë”.

“Lëvizja e anijeve tona ka shkaktuar një stuhi në mesin e partnerëve perëndimorë, por surpriza më e madhe është se disa vende, nën presionin e BE-së apo të Shteteve të Bashkuara, kanë refuzuar publikisht aksesin në portet e tyre”, tha Shoigu dhe shtoi e kjo nuk ka ndikuar në lëvizjen e anijeve.

Ndryshe, pas lëvizjes së anijeve ruse drejt Mesdheut, ishin mobilizuar shtetet perëndimore, e në veçanti marina britanike, e cila mbikëqyrte lëvizjen e anijeve ruse.

Shqetësimi i Perëndimit ishte, se marina ruse do të mund të përfshihet në luftimet në Siri.