Ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për mediat në Serbi, Vulin tha se patrullimi i forcave serbe ka qenë ne teritor te serbis sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë kalimi ilegal të kufirit
Teksa kufirit mes Kosovës dhe Serbisë iu referua si “vijë administrative”, ministri serb i mbrojtjes theksoi se, prej ditësh nga Prishtina ka përpjekje “për të sul muar sërish Ushtrinë e Serbisë”, duke thënë se nuk po zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkelë vijën administrative.
Ndërkohë, ai njoftoi se qëllimi është që në këto patrullime të përfshihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por shtoi se Ushtria e Serbisë ka refuzuar këtë disa herë dhe se ajo ka marrëveshje vetëm me KFOR-in, pasi sipas tij, ushtria e NATO-s është forca e vetme brenda territorit të Kosovës të cilën e njeh Serbia.