Projekt-koncepti i propozuar dhe procesi reformues në arsimin fillor, sipas Milla Carovskës, Ministre e Arsimit dhe Shkencës, duhej të kishte ndodhur para një dekade. Ajo në takimin e sotshëm me kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Jakim Nedelkov u dakorduan se këto reforma janë të domosdoshme, por edhe partneriteti është i rëndësishëm për realizimin e këtij procesi. Carovska gjithashtu theksoi se reformat janë duke u bërë në mënyrë transaparente.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Me propozimin e konceptit për çdo fëmijë në vend do të jenë në dispozicion modelet bashkëkohore të të mësuarit, të cilat për momentin mund të lejohen vetëm për një pjesë të qytetarëve, ndërsa mësimdhënësit do të fitojnë liri në organizimin e mësimit, por edhe zhvillimi i karrierës dhe mundësitë për avancim. Për herë të parë në dekadën e fundit në vendin tonë në sferën e arsimit, reformat janë duke u bërë në një mënyrë jashtëzakonisht transparente dhe me përfshirjen e të gjitha palëve dhe do të gjendet balancim në propozimet me qëllim që të bëhen reformat në interesin më të mirë të fëmijëve”

Në debatin për konceptin e ri që nga fillimi janë përfshirë udhëheqësia dhe përfaqësuesit rajonal të SASHK-ut, ekspertë, profesorë, si dhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare siç janë UNICEF, Banka Botërore, delegacioni i BE-së, që shprehen mbështetjen e tyre. Koncepti është pjesë e strategjisë së MASH –it për periudhën 2018-2025,që është parashikuar me Ligjin për Arsimin Fillor. /SHENJA/