Ministria e Punëve të Jashtme është përfshirë në një skandal, që konsiston në cenimin e simboleve kombëtare. Prej disa kohësh, ministria ka kthyer shqiponjën e zezë të flamurit në të bardhë, duke e shnderruar keshtu ne ngjyrën zyrtare te saj.

Flamuri me ngjyrë të bardhë tani më përdoret edhe nga përfaqësitë shqiptare në botë, si: Ambasada në Itali, Hollandë, Serbi apo Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk dihet se cili është qëllimi i gjestit në një kohë që institucioni është në faze transitore, teksa ministër i Jashtëm i dekretuar nga Presidenti Meta është Edi Rama. Me kompetenca të deleguara, ministria drejtohet prej tre javësh nga Gent Cakaj.

Skandali u denoncua edhe nga deputeti i LSI, Luan Rama në seancën e se enjtes në parlament, por që kaloi pa ndonjë reflektim nga ministria.

Është po Rama, që sot ka përsëritur akuzën: “Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Neni 14, pika 2 dhe 3 e Kushtetutes se Shqiperise shkruan qarte se: “Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes”.