Pohimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për incidente dhe para procesit të votimit në vend, është mirëpritur nga organizata qeveritare CIVIL, e cila u shpreh se ka ardhur koha që këto fenomene të marrin fund. 
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni konfirmoi për parregullsi përpara nisjes së procesit të votimit në vend. Sipas MPB-së mbrëmjen e së shtunës policia ka regjistruar disa incidente. Në Strumicë është zbuluar një veturë në bagazhin e së cilës është gjetur një kopje e listës së zgjedhësve dhe një fletore me emra dhe numra të amzës të personave nga komuniteti rom, ndërsa në Novo Sellë të Strumicës, një banor ka denoncuar se dy persona kanë ardhur në shtëpinë e tij dhe e kanë kërcënuar se do t’ia heqin ndihmën sociale dhe do ta vrasin nëse nuk ua jep letërnjoftimin. Në Shtip dy persona janë përpjekur të vjedhin material zgjedhor, por janë vënë re nga policia e cila e ka siguruar materialin, ndërkohë që dy të dyshuarit kanë mundur të arartisen Në Demir Hisar është shënuar rast ku dy persona kanë thyer heshtjen zgjedhore, e kanë ofruar edhe para për të votuar një parti të caktuar. Parregullsi janë vërejtur edhe në Koçanë, ku ndaj dy personave janë ngritur padi penale për përpjekje të blerjes së votave për njërën nga partitë, dhe përpjekje për marrjen e letërnjoftimeve në mënyrë që persona të caktuar të mos kenë mundësi të votojnë. 
një raportim i tillë është mirëpritur nga Organizata joqeveritare CIVIL e cila gjithashtu ka regjistruar disa incidente që nga hapja e kutive të votimit. 
 
Xhabir Derrala, organizata CIVIL: 
 
“Një anëtar i vendvotimit ka bërë publike votën e tij, si dhe ka provokuar vëzhguesin tonë duke i thënë “… edhe për këtë do të raportosh”, gjë që bie ndesh me parimet për fshehtësi të votës dhe po ashtu përbën presion ndaj vëzhguesit tonë. Në Likovë, një vëzhgues partiak ka qëndruar pranë anëtarëve të vendvotimit, duke u treguar atyre se çfarë të bëjnë, ndërsa ata kanë pranuar sugjerimet e tij. Vëzhguesit e organizatës CIVIL janë aktivizuar që nga ora 06:00 e mëngjesit ët së dielës, ndërsa deri në orën 09:00 kanë raportuar më shumë se 60 parregullsi. Në një qendër votimi në Butel, vëzhguesi i kësaj organizate është larguar prej aty nga anëtarët e vendvotimit. Përveç rasteve të regjistruara nga vëzhguesit, ka një numër të madh të parregullsive që janë paraqitur nga qytetarët. Deri në këto momente  nuk është regjistruar ndonjë rast ku është ushtruar dhunë. Në interesin e procedurave hetuese, më shumë detaje nuk është e mundshme që të shpërndahen për opinionin publik në këtë moment. Megjithatë, mund të pranohet se fakti që dhe Ministria e Punëve të Brendshme më në fund ka vendosur që të luftojë parregullsitë në proceset zgjedhore”