Ministria e Shëndetësisë kërkon respektimin e masave që të shpëtojnë të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat me qëllim mbrojtjen e të moshuarve, si kategori më e rrezikuar nga Covid 19. Në komunikatën drejtuar mediave nga kjo ministri nënvizojnë se Covid 19 shkakton vdekje më të madhe te personat në moshën mbi 60 vjet dhe te personat me gjendje themelore mjekësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet dhe karcinom. Në komunikatën e ministrisë theksohet se spitali i specializuar për mjekësi gjeriatrive dhe palliative “13 nëntori” në Shkup, kanë bërë thirrje që edhe më të moshuarit të cilët zakonisht kanë edhe komorbiditete të tjera, si dhe më të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje – mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe higjienë të shpeshtë të duarve.

“Objektet për kujdes afatgjatë, siç janë spitalet e gjeriatrisë, bujtinat për kujdes palliativ, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat rehabilituese, janë objekte të cilat kujdesen për njerëzit të cilët vuajnë nga komorbiditete të shumta dhe për këtë mbrojtja nga përhapja dhe transmetimi i Covid-19 është shumë e rëndësishme”.

Nga spitali 13 nëntori bëjnë thirrje që insitucionet për kujdes afatgjatë duhet të marrin masa të veçanta të kujdesit që t’i mbrojnë shfrytëzuesit e tyre të shërbimeve dhe të të punësuarve, pasi siç theksohet në komunikatë personat që mjekohen atje, janë popullatë e ndjeshme dhe e ekspozuar në rrezik më të madh.

Spitali “13 nëntori”
“Personat të cilët mjekohen dhe qëndrojnë në institucione për kujdes afatgjatë janë popullatë e ndjeshme e cila është e ekspozuar në rrezik më të madh për rezultat më të pafavorshëm dhe për infeksion për shkak të qëndrimit në afërsi të të tjerëve. Për këtë këto institucione duhet të marrin masa të veçanta të kujdesit që t’i mbrojnë shfrytëzuesit e tyre të shërbimeve dhe të të punësuarve. Veçanërisht është i rëndësishëm parandalimi i infeksionit dhe aktivitetet e kontrollit mund të ndikojnë në shëndetin mental dhe mirëqenien e shfrytëzuesve të shërbimeve dhe të punësuarve, veçanërisht përdorimi i pajisjes personale mbrojtëse dhe kufizimit, gjegjësisht ndalesës së vizitorëve dhe aktivitetet grupore”.

Në këtë moment, siç theksojnë, në institucion ka kapacitet të plotë spitalor prej 300 shtretërve, ndërsa janë përmbushur gjithsej 269 shtretër. Po bëhen protokolle të ashpra dhe masa të përforcuara mbrojtëse për siguri si të shfrytëzuesve të shërbimeve, ashtu edhe të personalit spitalor. Pas ndërprerjes së shkurtër, tashmë nga 1 qershori institucioni filloi përsëri me pranim të pacientëve me procedurë të posaçme e cila përfshin trijazhë të shfrytëzuesve të shërbimeve me qëllim që të mbrohen mbrojtësit tjerë nga hyrja e virusit nga jashtë.