Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të gjitha vaksinat që përdoren nga spitalet në vend janë nga prodhues me renome nga vendet e Bashkimit Evropian (Franca, Belgjika dhe Bullgaria), të licencuara nga OBSH dhe i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme.

Nga ministria theksojnë se imunizimi i vazhdueshëm krijon imunitet kolektiv, ndërsa mosvaksinimi sjell rreziqe serioze nga shfaqja e epidemisë e cila mund të ketë pasoja fatale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm më imunizim të vazhdueshëm mund ta mbrojmë shëndetësinë publike”, thuhet në njoftimin e MSH-së duke theksuar se gjatë vitit 2019 janë vendosur dy vaksina të reja.

Vitin e kaluar, shtojnë nga MSH, vendi në mënyrë të suksesshme ka menaxhuar me epideminë e fruthit, ndërsa përfshirja me MRP vaksinën ka qenë 98%.

“Nga fillimi i shfaqjes së epidemisë, janë vaksinuar 49.332 persona dhe me këtë u përmbush edhe rekomandimi i OBSH-së”, thuhet në njoftimin e MSH-së.