Mundësia e arsimimit në gjuhën amtare është një vlerë thelbësore shoqërore që kontribuon në zhvillimin e pluralizmit kulturor në një vend të tillë si Republika e Maqedonisë, në të cilën për shekuj me radhë jetojnë së bashku anëtarë të bashkësive të ndryshme etnike.

E drejta për të folur dhe për të krijuar në gjuhën e vet amtare është një nga mekanizmat për forcimin e identitetit kombëtar dhe kulturor, i cili mundëson kultivimin e traditave kulturore dhe fetare.

Për anëtarët e komunitetit turk, dita e sotme është veçanërisht e rëndësishme, sepse më 21 dhjetor në 1944 të largët për herë të parë filluan mësimet e gjuhës turke në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast, Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron të gjithë bashkëqytetarët e kombësisë turke, të cilët japin një kontribut të barabartë në përparimin e përgjithshëm social, ekonomik dhe shoqëror të Republikës së Maqedonisë. Urime 21 dhjetori – Dita e mësimdhënies në turqisht!, thu