Këshilli i komunës së Dellçevës e ka miratuar programin për ndërtimin, riparimin, rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve komunale për vitin 2017.

 

Programi parasheh ndërtimin e disa rrugëve që duhet të përmirësojnë infrastrukturën rrugore dhe komunikacionin rrugor.

Buxheti i përgjithshëm për ndërtimin e rrugëve në vitin 2017 në këtë komunë është rreth 40 milionë denar, 4.1 milionë nga të cilat janë siguruar nga buxheti bazë, 7.6 milionë euro janë siguruar nga donacionet, kurse 26 miionë tjera janë të ndara për riparime dhe përmirësime të rrugëve./Telegrafi/