Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një postim në Twitter.

Ajo tani ka porositur politikanët kosovarë se duhet të veprojnë.

“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek.

Për këtë miratim është deklaruar  edhe ministri për Integrime, Bekim Çollaku. Ai ka falënderuar anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Evropian për përkrahje.

“Beson se tani pa humbur kohë do të kryejm edhe ne obligimin e mbetur në mënyrë që të përshpejtohet vendimarrja në Parlament dhe Këshill”, ka deklaruar Çollaku.