qenan aliu

( ME SHKAS – në prag të vizitës )

Qenan ALIU

Shkëlqesia Han , Tepër gjatë kemi shikuar drejt greminës dhe tashti gremina po na sheh ne. I nderuari Zoti komisioner Johanes Han, liderët politikë po e shpijnë vendin tonë në greminë, prandaj ndërhyni me fuqinë tuaj që buron nga drejtësia, bëji që të vetëdijësohen pushteti dhe opozita për t’i detyruar të punojnë për konsolidimin e Demokracisë , për sundimin e së Drejtës , ku secili që ka ra ndesh me ligjet duke bërë shpërdorime dhe krime të ndryshme të dalin para drejtësisë. Përndryshe këta liderë që ju do t’i takoni, Zoti komisioner Han, ia kanë përgatitur dhe po e kanosin vendin me shpërfaqje të dhunës dhe thellim të krimit, ndërkaq varfëria troket çdo dit e më tepër në sofrat e vatrat tona ! Nuk duhet në asnjë mënyrë që ju të dilni i mposhtur si ndërmjetësues nga një establishment politik banditësh e autoritarist, mbase , edhe nëse evetualisht ju dështoni , BE nuk do të lejojë të dështojë . Zgjedhjet janë një prej fazave për fillimin e zgjidhjes së krizës,ndonës ata duhet të ndodhin sa më shpejt që është e mundur, por a mund të mbahen ato më 11 dhjetor ? – për këtë më së miri do tju njoftojë shërbimi juaj këtu. Ju lutem, Zoti Han, bëje të pamundshmen dhe qëndroni kah e drejta , sepse BE-ja ka përgjegjësi edhe për ne, për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për brezat që po rriten në ankth e pashpresë në këtë vend… !

 © Fol.mk