Aktorja e famshme britanike, Helen Mirren, ka thënë se do t’i pëlqente ta luajë rolin e Donald Trumpit në një film biografik.

Këto komente 72-vjeçarja i ka bërë para pjesëmarrësve në shkollën për film dhe televizion në Universitetin Loyola Marymount në Los Angeles.

Ajo ka thënë se do të ishte e përsosur për atë rol, meqenëse e kanë stilin e njëjtë të flokëve.

“Do të isha po aq qesharake sa Trump. E admiroj këtë ide. Thuajse i kam flokët si ai”.

“Ai është një karakter fantastik shekspirian. Ndoshta do të ketë edhe rënie shekspiriane. Nuk e di, më duket i si një karakter i veçantë”, ka thënë Mirren.

Më tej, ajo ka shtuar se për një projekt të tillë, do t’i pëlqente ta mësojë fëmijërinë e tij dhe jetën familjare të presidentin aktual të SHBA-ve.

Që nga dita e parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump është kritikuar vazhdimisht nga yjet e njohura të filmit. /Telegrafi/