Kryebashkiaku i Clay, West Virginia, ka dhënë dorëheqjennga posti i tij për shkak të një postimi në “Facebook”, ku e ofendoi rëndë zonjën e parë të SHBA-ve, Mishel Obamën.

Një e punësuar, Pamela Taylor kishte shkruar në Facebook: “Do të jetë një fillim i ri me një Zonjë të Parë me klas, të bukur dhe me dinjitet që kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Jam lodhur duke parë një majmun mbi taka”. Në këtë status kryebashkiakuBeverly Whalin, ka komentuar: “Pam, ma zbukurove ditën”, edhe pse më pas Pam e ka fshirë postimin.

Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që kryebashkiaku ka dhënë dorëheqjen, njofton “CNN”, por ende nuk dihet nëse “Pam” ka dhënë dorëheqjen apo jo