Zakonisht femrat kritikohen shumë kur bëhen gati për pushime, pasi do të marrin me vete shumë gjëra. Por Miss Tajlanda mesa duket e ka ekzagjeruar.

Chalita Suansane është shpallur Miss Tajlanda dhe sigurisht që duke parë format e saj e meriton. Por udhëtimi për në konkursin e Miss Universe ka tërhequr jo pak vëmendjen, shkruan “Daily Mail”.

Suansane ka shkuar në aeroport me 17 valixhe, të cilat peshonin  plot 300 kilogramë, dhjetë herë më shumë nga sa i lejohej.

Miss-i kishte marrë me vete dhjetëra fustane e palë këpucësh, me shpresën se do ta ndihmojnë për të fituar kompeticionin. Madje bukuroshja 22-vjeçare nuk ka qenë aspak e shqetësuar për peshën ekstra të valixheve, duke insistuar se “nuk ishin aq të rënda”.
“Më duhet të marr sa më shumë këpucë e fustane. Jam shumë e emocionuar se do të jem në Filipine duke përfaqësuar vendin tim”, ka shtuar ajo.