Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla lokale si dhe me erë të dobët juglindore, më shumë do të shprehet në vendet më të larta dhe në pjesët malore. Paradite nëpër fushëgropa  të ndara do të jetë me mjegull dhe më ftohtë. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 11 e deri në 17 gradë Celsius.

Temperatura në mëngjes ka lëvizur prej – 3 në Berovë, -2 në Shkup, Petrovec, -1 në Manastir, Strumicë, Mavrovë dhe Tetovë, 0 Prilep, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Demir Kapi, 1 Shtip, Dibër dhe Lazaropole, 2 Krushevë, Pozharane dhe Shkup, 3 Pretor dhe Vinicë, 4 Topollçan, Gjurishte, Gjevgjeli dhe Ohër deri në 8 gradë Celsius në Dojran.

Në mëngjes është kthjellët me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Nëpër fushëgropat e ndara ka paraqitje të mjegullës, veçanërisht në fushëgropat e Shkupit dhe Pollogut, si dhe përgjatë Vardarit, ku ka mjegull me dukshmëri  të zvogëluar horizontale. Në vendet më të larta  fryn erë veriore nga drejtimi juglindor.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell dhe kryesisht qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Nëpër fushëgropat e ndara dhe nëpër luginat e lumenjve në orët e mbrëmjes dhe të paradites do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të vogla.

Të premten gjatë natës së shtunë pritet ndryshim i gjendjes së motit  mbi rajonin tonë. Do të ketë rritje të vranësirave dhe të reshura lokale të shiut.

Stacionet matëse në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në mëngjes  koncentrime më të larta të PM10 grimca matën në Qendër 159,09, Karposh 149,73 mikrogramë, Lisiçe 131,09, Lisiçe 126,87, Gazi Babë 125,87, Milladinovc 108,01, Tetovë 96,07, Kumanovë 85,96, Kavadar 79,96, Veles 79,51 dhe në Koçan 58,88 mikrogramë në metër kub.