Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 30 deri 50 metra mëngjesin e sotëm është vërejtur në qafat malore Pletvar dhe Strazhë. Në rrugën magjistrale Dellçevë – M, Kamenicë ka rrëshqitje të dheut, ndërsa qarkullimi zhvillohet i devijuar. NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në vend ka reshje të dobëta të shiut.

Në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla. NP Rrugët e Maqedonisë apelon në ngarje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë kundrejt kushteve në rrugë. Ekipe të tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme. /Fol/