Mjekët amë në Maqedoni nuk do të mund të nënshkruajnë më recepte për ilaçe, për shkak të sistemit “Termini im”, i cili i ndalon mjekët të nënshkruajnë recepta dhe udhëzime për specialist.

Ndaj vendimit të këtillë kanë reaguar edhe mjekët privat të cilët thonë se është e papranueshme që një mjek tjetër të kujdeset për shëndetin e tyre.

Nga Drejtoria për shëndetësi elektronike thonë se ndalimi për mjekët amë që vetë të nënshkruajnë recepta dhe terapi vjen pas disa parregullësive të vërtetuara, të cilat kanë thyer ligjin për ndeshje të interesave.

 Sistemi elektronik ka treguar se mjekët amë pa nevojë kanë nënshkruar recepte për vete ose të afërmit e tyre dhe në këtë mënyrë kanë përmbushur kushtin e Fondit të Shëndetësisë për marrje të një numri të caktuar të pacientëve.