Pas disa muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë, në muajin shtator ka filluar të funksionojë sistemi “Termini Im”. Mjekja amë Sofjane Bellçishta sqaron për TVM 2, se aktualisht caktohen termine për pacientët që nuk kishin mundësi t’i realizojnë kontrollet mjeksore në terminet e paracaktuara, për shkak të pandemisë.
“Në muajin shtator filloi të funksionojë “ Termini Im “ për pacientët që kanë nevojë, për ata që i kanë kthyer gjatë atyre muajve që kur filloi pandemia e që i kanë pasur terminet në muajt e kaluar si Mars,Prill,dhe Maj dhe nuk kanë mundur të bëjnë vizita atëherë për shkak të pandemisë .Tani institucionet u bëjnë thirje atyre pacientëve dhe u caktojnë termin se kur të shkojnë”, u shpreh mjekja amë Sofjane Bellçishta.
Ajo sqaron se aktualisht “Termini im”, vlen vetëm për rastet urgjente.
“Ende nuk funksionon termini për pacientët që duhet ne t’i dërgojmë për kontrolle. Ne vetëm bëjmë zgjedhjen nëse është rast urgjent, e atëherë rastet urgjente i pranojnë për 24 orë, për ato raste që i cakton termini, për 24 orë i pranon”, theksoi Bellçishta.
Bellçishta thotë se aktualisht ka termine për kontroll te internistët, për neurologët dhe për dermatologët, përkatësisht në sistemin sekondar, ndërsa për mjeksinë terciare , “Termini Im” vlen vetëm për raste urgjente.