Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se punonjësit shëndetësorë në mënyrë të palodhshme japin maksimumin në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

“Kapacitetet e spitaleve janë të mbushura, ndërsa dinamika e shërimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është e madhe. I gjithë personeli mjekësor është i stërlodhur, por ata nuk heqin dorë nga pacientët tanë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në video, mjekët Milena Stevanoviq, Dejan Dokiq, Kalina Grivçeva, Ilir Demiri, Irena Rambabova, Dimitar Karkinski dhe teknicienti mjekësor, Sabri Aziri u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektohen masat në mënyrë që edhe qytetarët t’i ndihmojnë ata.

“Jemi të angazhuar gjatë ditës kohës dhe japin më të mirën. Edhe ne kemi familje, kemi fëmijë, kemi prindër të moshuar. Edhe ne nuk duam ta bartim sëmundjen në shtëpi, as të sëmuremi. Mundohemi që asnjë pacient të mos mbesë pa mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japin kontribut, në mënyrë që t’ju ndihmojmë pacientëve tanë. Ju lusim t’ju përmbaheni rekomandimeve, mbani maskë dhe largësi trupore. Vetëm kështu jemi fitues në këtë luftë”, theksojnë mjekët.