Dalja e mjekëve të rinj jashtë vendit, po ndodh më shpesh për shkak të situatës politike në vend. Sipas një studimi të “Healthgroup” 70% e mjekëve të cilët kanë shkuar jashtë vendit, kanë deklaruar se për të punësuar u është kërkuar që të jenë anëtar të partive politika të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Ndërsa ajo që është më shqetësues është se 90% e mjekëve të anketuar, nuk kanë ndërmend të ktheheh në vend. Sipas Odës Mjekësore, 600 mjekë janë larguar nga vendi në pesë vitet e fundit, por ky numër nuk është i saktë për shkak se këtu bëjnë pjesë vetëm ata që kanë kërkuar dokumente zyrtare. Shkollimi i secilit prej tyre shtetit i ka kushtuar 60 mijë euro.

Përveç klimës jo të mirë politike, mjekët vendin e lëshojnë edhe për shkak të bashkëpunimit ekonomik dhe mundësive të pakta për zhvillim profesional. Një gjendje e këtillë është konstatuar edhe në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri.

Përveç Maqedonisë, edhe vendet tjera nga rajoni ballafaqohen me këtë trend të humbjes së kuadrit mjekësor. Në vendet e studiuara është verejtur edhe një shpërngulje e mjekëve nga qytetet më të vogla në ato më të mëdha./Telegrafi/