Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër, i është drejtuar komunitetit shqiptar në Zvicër dhe të gjithëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19.
Në një video të publikuar në Facebook, Xhemali ka thënë se vaksinimi shpëton nga vdekja.
“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarët më të shkathët. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja“, thotë ai.

https://www.facebook.com/1259307896/videos/912017446327359/