Dr. Burim Arifi

Deri sa bota është në pritje të vaksinës apo medikamentit kundër koronavirusit Covid-19, ne ndoshta kurën e kemi pikërisht te pacientët të cilet tashmë janë shëruar nga infeksioni.
Si eshte e mundur?
Duke ditur faktin se gjatë çdo infeksioni të kaluar organizmi ynë reagon duke krijuar antitrupa specifik të cilët qarkullojnë në gjakun tonë duke ofruar mbrojtje ndaj reinfeksionve te mundshme.
Ne menyre te ngjashme funksionon edhe principi i vaksinimit.
Duke u bazuar në këto njohuri ekziston mundesia që pacientët e shëruar vullnetarisht ti nenshtrohen procesit te plazmaferezes, e cila paraqet nje proces ekstrakorponal të ndarjes së përbërësve të cakuar të plazmës ose qelizave të gjakut nëpërmjet separacionit te gjakut.
Keshtu do fitoheshte sasi e mirrefiilltë e antitrupave të cilat do ti injektoheshin pacientëve me gjendje shëndetesore te rënduar siç jane ata me pneumoni te shkaktuar nga covid19 dhe te cilet ndodhen ne respirator.
Është koha të mendohet edhe në këtë drejtim, por gjithësesi kjo ju mbetet ekspertëve për ta shiquar edhe këtë mundësi.
Shanset garant jane me te medha se kombinimi i Hidroksiklorokines(antimalarik) dhe azitromicines(antibiotik) te cilat nga mekanizmi i veprimit te tyre eshte gati e pamundur ta mposhtin virusin sepse strukturat ku ata veprojne nuk gjenden ne strukturen e virusit korona