Në një rrëfim të tij ekskluziv për emisionin “Inside” mjeku kujdestar në ndihmën e shpejtë Ylber Sejfedini tregon momentet nga telefonata nga parlamenti e deri në momentin kur kanë nxjerë Ziadin Selën në gjendje të keqe nga ndërtesa e parlamentit, si është përballur ai me kërcënimet e huliganëve, marrja e mjeteve nga turma e njerëzve, diskutimi verbal me ish ministrin Todorov dhe insistimi i tij që Sela të dërgohet në klinikën Nënë Tereza, shkruan Zhurnal.mk

“INSIDE”: Na trego si jeni gjendur në momentin që është kërkuar ndihma juaj për të shkuar urgjentisht në parlament?

Ylber Sejfedini: Si gjithmonë në ndihmën e shpejtë bëhen thirrje në 194, nuk e di nga parlamenti se kush ka thirr mua më erdhi si ftesë që është duke ndodhur dicka në parlament dhe u organizova me ekipën time me motrën dhe shoferi dhe shkuam fillimisht në pjesën e pasme të ndërtesës dhe aty u sulmuam nga turma e qytetarëve dhe shkuam përpara ndërtesës ku aty ishte ish ministri Nikolla Todorov dhe më kërkoi të hy brenda, mora guximin pregadita mjetet dhe hyrja aty u sulmova nga turma,

“INSIDE”: Si ju kanë pritur qytetarët e revoltuar para parlamentit kur kanë kuptuar se ju jeni shqiptarë?

Ylber Sejfedini: Më thanë ku shkon ti mjek shqiptarë i mallkuar, thash jam në ndihmën e shpejtë dhe nuk ndalohen të lëvizi, më ndaluan më pas ministri Todorov tha të shkoj në një hapësirë më të sigurtë në një zyrë ku ishin larguar disa deputet, aty ishte kryeministri Zaev i përgjakur, mbaj mend kryeparlamentarin Xhaferi që ishte shumë i shqetësuar dhe fillimisht ju thash si ndiheni vazhdova më pas me kryeparlamentarin që nuk donte të kontrollohej,

“INSIDE”: Ju kanë telefonuar gjatë asaj kohe nga diku për të ju pyetur, udhëzuar apo urdhëruar ndonjë gjë?

Ylber Sejfedini: Kisha telefonata nga ambasada amerikane që më thanë se ndoshta Ziadin Sela është shumë i lënduar dhe më pyetën mos di ku është më pas më thanë se do më informojnë saktë se ku gjindet, duke arritur në katin më sipër kishte një grup njerëzish insistonin të më mernin cantën por vazhdova e më pas takova z. Sela ishte në objektin që hyra kishte dy persona në atë gjendje që e pash i humba shpresat e morrëm e vendosëm në pozicion të shtrirë për t’i dhënë terapinë e duhur e u kthye, kanë kaluar dy orë në katin e dytë dhe nuk mund të kordinohen e më pas kam rënë në kontakt me ambasadën amerikane ku më thanë të zbresim poshtë erdhën disa polic shqiptarë që na ndihmuan të zbresim.

“INSIDE”: Si ka qenë dalja nga ndërtesa e parlamentit bashkë me z. Ziadin Sela?

Ylber Sejfedini: Kemi pritur gjysëm ore e me insistimin e ish ministrit Todorov që Sela të dërgohet në spitalin shtetërorë unë nuk isha dakord për aty se ishte shumë afër dhe e dërguam në klinikën Nënë Tereza, erdh në atë moment një veturë e blinduar policore ku e vendosëm z. Sela dhe e dërguam në spital ku na priste Arben Taravari dhe dr. Ilir Hasani, derisa isha në parlament më është kërkuar të ndihmoj edhe zv.kryeministren Radmila Shekerinska të cilën për të larguar nga parlamenti e kanë maskuar si mjeke kurse Selën si polic.