Dy bomba dore-kashikara të mbuluara me mbeturina janë gjetur në fshatin e Likovës, Sllupçan. I ka gjetur A.P. (55), banor i fshatit, përderisa ka rrënuar një mur me bager, kumtoi MPB në buletinin ditor.

Bombat ndodheshin nga ana e jashtme e murit afër rrugës së fshatit. A.P. ka paraqitur në sektorin e policisë mateç dje në orën 10:40, ndërkaq personi zyrtar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë i ka marrë mjetet e gjetura shpërthyese për procedurë të mëtutjeshme.

MPB thekson se bombat janë të prodhimit kinez, pa shenja dhe ishin në gjendje të rregullt. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Edhe në stacionin policor Manastir dje në orën 10:30 është paraqitur se është gjetur mjet shpërthyes. P.M. nga Manastiri ka paraqitur se në afërsi të Tregut të kafshëve ka gjetur granatë të pashpërthyer artilerike të kalibrit 22 mm nga Lufta e Parë Botërore.

Në orën 11:00 granata është marrë nga personi zyrtar i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim-Njësia rajonale Manastir./Gazeta Express/

screenshot-11_1489150311-8651349