Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacione për mjete të dyshuara shpërthyese në Malisheve dhë në Mitrovicë, të cilat pastaj janë deminuar me sukses nga FSK-ja.

“Fshati Bubavec, Malishevë 14.11.2016 – 09:20. Një mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes model L-8. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Policisë të cilët kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.

Rr. ‘Serdara Janka’, Vukotica Mitrovicë 14.11.2016-16:05. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar, në vendin e ngjarjes Njësiti i EOD-së ka tërhequr mjetin e dyshimtë në mënyrë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /Indeksonline/