Qendra për edukim dhe zhvillim – CED në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin e KB-ve për Mjedisin Jetësor (UNEP) organizoi një takim onlajn përmes ZOOM me OJQ-të me temë “Hapat e ardhshëm të komunikimit në procesin e shpalljes së Malit Sharr për park kombëtar”.

Në fjalimin e tij hyrës, ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, shprehu mirënjohje të madhe për interesin dhe mbështetjen që sektori i shoqërisë civile i jep procesit të shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur, duke theksuar rëndësinë e partneritetit që institucioni ndërton me OJQ-të.