Emir Sejfullai
Në kampusin shqiptar vërehet një modë e lojës politike e quajtur “Do ngelemi në opozitë”. Ky vokabular mund të ishte i arsyeshëm për opozitën shqiptare Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, por asesi për BDI, e cila pavarsisht rezultatit katastrofal, pasi humbi 9 deputet, gjithsesi ngeli parti fituese në kampin shqiptar.Megjithatë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët, e cila është tash më historike, as Aleanca as Besa nuk munden tërësisht të amnistohen për të marë përgjegjësi për firmën e vendosur në Tiranë dhe të jenë garantues të implementimit të kësaj platforme.Më e pakuptimt dhe konfuze (si gjithmonë) është BDI-ja, të cilës sot iu kujtua që ta merr parasyshë qëndrimin në opozitë. Çfar paradoksi?! BDI, nuk e pa të arsyeshme të kaloj në opozitë kur policia lidhte me pranga nënat shqiptare për rastin “Monstra”. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë kur ndodhi Kurthi i Kumanovës. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë kur në bombat e opozitës shqiptarët etiketoheshin si INDIAN nga ana e partnerit të tyre të koalicionit. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë, as kur shovinistët maqedonas thyen lokalet e shqiptarëve në Gjorçe. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë kur për shkaqe morale u desh të largohen nga qeveria kur dy funksionar të lartë të saj nëpërmjet bombave treguan shfrenueshmërinë e tyre. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë, kur kryetari i saj në bomba bisedon për korupcion në formën HUDHJA-FUTJA. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë, as kur doli në sipërfaqe rasti Maxhar Telekom. Nuk e pa të arsyeshme të ngelet opozitë, për shkak të skandaleve të ndryshme me librat shkollor, enciklopedinë dhe shumë raste të tjera të cilat për një organizim normal politik do ishi arsye të mjaftueshme për të kaluar në opozitë.Gjithsesi, të luajsh lojë politike në këto momente, kur ke përpara vetes për realizim një platformë të nënshkruar në atdhe, është nonsens. Të mbash peng opinionin me përalla për opozitë, kur parpara vetes ke një përgjegjësi për ti nxjerr nga burgu ato që padrejtësisht i fute me raste të montuara është nonsens.Të luash opozitën në momentin kur kriminelët e VMRO paralajmërojnë që me luftë të mbajnë peng pushtetin, është vazhdim i vazalitetit.Andaj, BDI, ALEANCA dhe BESA duhet të mos bëjnë lojëra politike, por të bëjnë politikë dhe të implementojnë në tërësi platformën shqiptare.Të sjellin barabartësinë ekonomike. Të sjellin investitor në viset shqiptare. Të burgosin mafian politike (ku marrin pjesë edhe funksionar të BDI) dhe me këtë t’ju sjellin shqiptarëve mirëqenje dhe siguri.