Shitja në internet e makinës super-tërheqëse Honda Civic Type 4 zgjati vetëm katër minuta.

Është një version që do të shitet vetëm në 100 kopje dhe u ofrua vetëm në tregun kanadez.

Për më tepër, Honda u shit edhe para se të njoftohej çmimi i makinës, transmeton Telegrafi.

Madje kompania Honda nuk është habitur nga kjo shitje.

Ata thonë se kanë tifozë shumë besnikë, shkruan Automotive News Canada.

Por kjo makinë që ka dalë vetëm në një numër të kufizuar ka disa veçori të veçanta.

Përveç ngjyrës së verdhë dhe çatisë në të zezë, ka goma BBS që peshojnë vetëm 8.165 kg. Frenat gjithashtu janë përmirësuar.

Motori mbeti i njëjtë, një turbocharger 2.0 me mbi 300 kuaj fuqi dhe 400 Nm.

Informacioni i fundit thotë se kjo makinë do të ofrohet edhe në tregun evropian. /Telegrafi/