Real Madridi ka fituar ndaj Osasunës me rezultat 1-3.

 

Golin e dytë për Los Blancos e shënoi Isco në minutën e 62-të dhe pasi ishte goli i epërsisë të gjithë lojtarët festuan së bashku me mesfushorin spanjoll.

Festa e lojtarëve të Realit vazhdon të komentohet në media, pasi gjatë festimit nga tifozët vendas është goditur Luka Modric.

Kroati është goditur me një mjet të fortë nga tifozët, por ka arritur të vazhdon lojën normalisht pasi nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë.