Mohimi i masakrës së Reçakut nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë, sipas analistëve është e dhimbshme dhe skandaloze.

Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se është e dhimbshme që 20 vjet pas kësaj masakre të dëgjosh se kjo është fabrikim.

“Është e dhimbshme që 20 vjet pas asaj masakre të dëgjosh udhëheqësit e Serbisë duke mos e marr përgjegjësinë institucionale shtetërore për një krim të cilin e kanë kryer. Ky është një ndër shumë e shumë krime që kanë bërë, ndërkohë që karshi ndaj këtyre deklaratave ata që do të duhej të reagonin në këtë rast, ta zëmë BE-ja heshtin ose nuk reagojnë në mënyrën e duhur”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se shteti i Kosovë ka mundur të bëjë shumë më shumë në këtë aspekt.