Moise Ken do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike te PSG-ja, teksa do të largohet nga Evertoni. Këta të fundit e transferuan sulmuesin para një viti, pro ai kurrë nuk u përshtat me kampionatin anglez dhe për këtë arsye vendosi të largohej.

Juventusi dukej shumë afër transferimit të sulmuesit 20-vjeçar, aq sa pritej të mbyllej gjithçka, por në momentin e fundit një marrëveshje dështoi. Bardhezinjtë i propozuan Evertonit huazim 2 vjeçar me detyrim blerje, ofertë kjo që u refuzua nga anglezët në momentin e fundit.

Evertoni ka arritur marrëveshjen me PSG-në, për kalimin e Ken në Francë, në huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit. Te kampionët e Francës, Ken do të marrë vendin e Shupo-Moting që përfundoi kontratën dhe është një hap larg kalimit te Bajerni.