Familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra” presin që qeveria e re te votojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të zbardhur në tërësi rastin. Sipas Bedri Ajdarit familjar i të akuzuarve  ligji në fjalë për partitë shqiptare duhet të ketë prioritet njëjtë si Ligji për gjuhën shqipe dhe i njëjti duhet të votohet para votimit të qeverisë.

 Ata që dëshirojnë që sinqerisht të zbardhen raste duhet edhe të punojnë dhe kontribuojnë në këtë  dhe të rinë pas për implementimin  e këtij ligji dhe me që prokuroria Speciale kërkon që  kushdo që të bëjë qeveri të përkrahë  ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve atëherë ata duhet që  me shpejtësi   ta bëjnë këtë , por unë do të kisha thënë ashtu siç do votohet për ligjin e gjuhës para se të votohet qeveria ashtu duhet të votohet edhe kjo – tha Bedri Ajdari, Këshili iniciativ për rastin “ Monstra.

Avokati Naser Raufi thotë se miratimi i një ligji është i domosdoshëm për  “Monstrën”, pasi ka dyshime se në të janë përfshirë edhe struktura shtetërore, ndërsa ligji aktual rrezikon dëshmitarët.

Në këtë rast unë mendoj se participientët në vetë montimin janë edhe vetë pjesëtarë të MPB-së dhe arsyeja që kërkohet ndryshimi posaçërisht  për rastin mostra  ku do të jetë ndryshime dhe vetë dhe kur do të jetë vetëm prokurorja  e njohur me identitetin  e dëshmitarë vetëm Katica Janeva as edhe ekipi i sajë  atëherë  do të ketë edhe siguri për dëshmitarët e koduar garanci që të lajmërohen edhe të dëshmojnë – deklaroi avokati Naser Raufi.

Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve  nuk u votua nga përbërja e kaluar kuvendore me arsyetimin se ishte i propozuar nga opozita maqedonase. Por çuditërisht ky ligj nuk u përkrah as nga deputetët e partive shqiptare, të cilët gjithmonë kanë bërë apel për zbardhjen e rasteve që dyshohen se janë të montuara. Për rastin “Monstra gjashtë persona janë dënuar me burg të përjetshëm, kurse vetëm njëri prej tyre nuk ka marrë burg të përjetshëm për vrasjen e 5 të rinjve maqedonas në Liqenin e Smilkovcit më 12 prill të vitit 2012./alsat