Nga Liridon Ramadani

Të dashur bashkëaktivistë, në momentin që vendosa t’i kritikoja publikisht fenomenet e këqija që po ndodhin në organizatën tonë, isha i vetëdijshëm që do ta paguaja koston në aspektin e autoritetit dhe kredibilitetit mbrenda organizatës po aq sa isha i vetëdijshëm që organizata po shkon në drejtim të gabuar.

Dinjitetin dhe parimet e mija nuk i shkëmbej me asnjë lloj kosto e as me asnjë llojë dashurie.

Të dashur bashkëaktivist, disa nga dashuria për kryetarin, disa nga dashuria për pushtetin e disa nga kujdesi për partinë duke e manifestuar me heshtje edhe pse janë të bindur për drejtimin e gabuar që po merrë partia në fakt po e dërgoni drejtë humnerës organizatën bashkë me kryetarin.

Dhe kjo është e dhimbshme, mendoj që shqiptarët kanë shumë nevojë për Aleancën ashtu si ka shumë nevoj Aleanca për Ziadin Selën, por mandati i tretë për kryetarin do të jetë fundi i tij politik dhe tkurrje për organizatën.

Moskandidimi i Selës për mandatin e tretë por vazhdimim e tij si figurë e fuqishme në Aleancë do të ishte rruga që do t’i siguronte atij vazhdimsi në politikë, hapsirë për figurat me potencial mbrenda partisë dhe rritje të organizatës.

Në fund kam dis pyetje për bashkëaktivistët që po i mbrojnë idet e mosreformimit në një formë apo në formë tjetër.

  • Si do të kërkoni mbajtje të fjalës së dhënë publike ndaj pushtetarëve kur nuk kërkoni të njejtën mbrenda organizatës?Si do të kërkoni përgjegjësi ndaj dështimeve të pushtetit kur nuk kërkoni përgjegjësi për dështimet mbrenda organizatës?
  • Si do të kërkoni të ngritet zëri kritik tek njerëzit ndaj fenomeneve të këqia kur ju nuk e ngritët zërin mbrenda organizatës?
  • Si do kërkoni ndryshim të pushtetit, kur ju nuk e kërkuat ndryshimin mbrenda organizatës?

Ne jemi aktivistë opozitar dhe i luftojmë fenomenet e këqia dhe padrejtësit kudo që ndodhin madje edhe mbrenda organizatës sonë.

Këtë qasje përfaqësojmë ne, kjo është arma jonë.

  • Si do të luftojmë ndaj pushtetit me këtë armë nëse zhvishemi nga kjo armë mbrenda organizatës sonë?/fol.mk