Këngëtarja Morena Taraku njihet për ndryshime të shpeshta në pamjen e saj.
Ajo eksperimenton shumë sidomos me flokët, herë e shohim me flokë të gjata deri tek beli, e herë me shumë të shkurta. Së fundi, ajo ka publikuar disa foto në të cilat shihet me flokë të gjata dhe një kapelë në kokë.
Edhe me këtë stil Morena dukej shumë tërheqëse, ngjitjet e flokëve i rrinin shumë mirë.